​Interi fiton dhe i ofrohet vetëm dy pikë kreut të tabelës

Pas humbjes së rëndë në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, Interi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte e ka ri-gjetur fitore në kampionat duke e mposhtur Sassuolon me rezultat 0-3 si mysafir.

Ishin golat e Alexis Sanchez, Roberto Gagliardinit dhe autogoli i Chiriches ata të cilët ia siguruan tre pikë të reja “Neroazzurrëve”, triumf ky i cili rikthen sado pak besimin në ekip pas disa rezultateve negative në garat evropiane.

Pas kësaj fitoreje. Interi ka të grumbulluara 18 pikë dhe renditet në vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak se Milani që e mban vendin e parë me 20 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.