​Incidenti në ndeshjen me Ballkanin, Llapi thotë se po sulmohen lojtarët dhe zyrtarët e skuadrës

Në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Llapit ku pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës nga Suhareka ka pasur edhe një incident ndërmjet lojtarëve.

Dy lojtarë janë përjashtuar me karton të kuq pas një përleshjeje fizike gjë e cila edhe është konfirmuar edhe nga një postim i Kf Llapit në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

Kf Llapi thotë se janë duke u sulmuar zyrtarët dhe futbollistët e kësaj skuadre dhe se ka presion të madh nga tifozët që ndodhen në një grup të madh jashtë stadiumit.