​Imri Ahmeti kërkon rishikimin e masave antiCOVID-19, thotë se duhet zgjatet orari orari i lokaleve

Kryetari i Komunës së Lipjanit ka kërkuar rishikimin e masave në luftimin e përhapjes së koronavirusit në vend, pasi sipas tij, respektimi i masave është selektiv.

Imri Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë parasysh impaktin e masave dhe momentumin e pandemisë dhe se gastronomia duhet të lejohet edhe brenda hapësirave të lokaleve të punojë me respektimin e distancës dhe masave tjera të parapara duke e zgjatur orarin e punës.

Ai po ashtu ka kërkuar që edhe fushat sportive të lejohen të punojnë dhe lehtësime të tjera që të ndalet efekti negativ i masave në mirëqenien e qytetarëve.

“Ka humbur kuptimi dhe efekti i masave aktuale. Respektimi i masave është selektiv dhe duhet të unifikohet mbikëqyrja e respektimit të masave në nivel vendi”, shkruan Ahmeti në Facebook.