​Ibrahimovic me shumë gjasë transferohet tek Milan

Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milani.

Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola. 

Mungon vetëm firma për ta parë gjigantit suedez në fushë nën urdhrat e Piolit. Më 30 dhjetor duhet të paraqitet në Milanello për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me “Djallin”.

Ishte dhurata e çmuar për Milanin me rastin e Krishtlindjes, edhe pse me një ditë vonesë. 

Është bindur më në fund të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar.