​Ibra mund të dënohet me 100 milionë euro ose tre vite pezullim nga futbolli

Zlatan Ibrahimovic rrezikon të gjobitet apo edhe të sanksionohet nga FIFA dhe UEFA për shkak se thuhet që kompania e tij aksionare zotëron 10% të një agjencie bastesh.

Sipas rregullave të FIFA-së dhe UEFA-së, është e ndaluar që lojtarët të kenë interes financiar në kompanitë e basteve.

Sidoqoftë, “Aftonbladet” raporton se kompania aksionare e Ibrahimovicit “Unknoën AB” zotëron 10% të agjencisë së basteve Bethard.com, e cila mund t’i kushtojë Ibras me gjobë ose pezullim.

Shefi i Bethard, Erik Skarp ka konfirmuar për “Sportbladet” se sulmuesi ende zotëron aksione në këtë kompani.

Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë për të gjitha garat, nga kualifikueset e Kupës së Botës, të luajtur nga Ibrahimovic me kombëtaren e Suedisë, te Europa League, e luajtur nga Milani.

39-vjeçari mund të marrë një gjobë prej 100 milionë eurosh ose të pezullohet nga aktiviteti i lidhur me futbollin prej tre vjetësh.

“Ne nuk e kemi diskutuar atë me Zlatanin. Unë nuk mendoj për sanksione të mundshme, por unë do të doja pak më shumë qartësi nga FIFA në lidhje me rregulloret e saj sepse ka paqartësi se si ato duhet të interpretohen,” ka thënë sekretari i përgjithshëm i federatës suedeze të futbollit Hakan Sjostrand.