​I refuzuan udhëzimet e tij, mësohet se çfarë ndodhi mes Artetas dhe lojtarëve të Arsenalit

Lojtarët e Arsenalit injoruan Mikel Artetan para golit të Heung-min Son në derbi kundër Tottenhamit.

Ishin golat e Harry Kane dhe Son Heung-Min ata që i dhanë Tottenhamit një fitore të madhe ndaj skuadrës së Mikel Artetas i cili me sa duket nuk i ka raportet e mira me lojtarët e tij.

Dhe, në shënimin e golit të parë nga Son, gazetari i “BBC Sport”, Phil McNulty ka pretenduar se lojtarët e Arsenalit kanë injoruar udhëzimet e Artetas duke u përpjekur të parandalojnë që goli të ndodhë.

“Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, reagoi shpejtë me udhëzimet e tij për të paralajmëruar mbrojtësit në lidhje me rrezikun e dhënies së hapësirës shumë të madhe për Son, ndërsa ai mori topin para golit të tij,” tha ai.

“Mjerisht ata nuk morën asnjë veprim. Çfarë kundërshtimi i madh.”, shtoi McNulty.

Arsenali po përjeton një sezon tejet zhgënjyes dhe përtej rezultateve, duket se edhe mardhëniet mes Artetas dhe lojtarëve nuk janë në nivelin e duhur.