​Hoxhaj ngushëllon për vdekjen e Sadri Fetiut: Ishte profesionist shembull

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. Dr. Sadri Fetiu.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se profesor Fetiu ishte profesionist shembull, i cili asnjëherë nuk e ndau shqiptarizmin nga puna e tij.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut dhe vendasit tim, Prof. Dr. Sadri Fetiut, ish-drejtorit të Insitutit Albanologjik të Prishtinës. Profesor Sadriu ishte edhe intelektual edhe patriot. Në një jetë kushtuar dijes, asnjëherë nuk ndau shqiptarizmin nga puna e tij. Ata që kanë pasur fatin ta njohin, e dinë se ai ishte një profesionist shembull, familjar i dashur dhe mik i besës e fjalës. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë Kosovës për këtë humbje të madhe.

Pusho në paqe, profesor.