​Hoxhaj: Nesër vendosi nëse do të kandidoj për kryetar të PDK-së

Anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nesër do të vendosë nëse do të garojë për të parin e partisë.

Në një emision televiziv, Hoxhaj i ka ftuar edhe bahskëpartiakët e tjerë që të garojnë për kryetar të PDK-së.

“Nuk i marr vendimet në studio. Respekt për juve dhe gjithë kolegët. E çmoi shumë sharmin e lajmit dhe spektaklit politik, por nesër kemi kohë dhe i ftoj edhe kolegët e tjerë që të garojnë për të parin e PDK-së dhe të shohim se si do të jetë gara”, ka thënë Hoxhaj në Kanal 10.

Kujtojmë se Memli Krasniqi sot edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën për të udhëhequr me PDK-në.

Të shtunën më 3 korrik, PDK do të mbajë konventën zgjedhore, ku pritet të mësohet lideri i ri i partisë.