​Hoxhaj: I kemi mbledhur nënshkrimet, e çojmë në Kushtetuese vendimin e presidentes për shkarkimin e kryetares së KQZ-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar antikushtetues vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Hoxhaj është shprehur se vendimi i presidentes i motivuar nga Albin Kurti dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik.

“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka shkuar ai.