​Hoxhaj: Armët serbe janë në duart e organizatave terroriste

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia ndër vite e ka përdorur shitjen e armëve si një mjet të politikës së jashtme.

Këtë deklaratë, Hoxhaj e bëri përmes një postimi në rrjetin social Twitter, në të cilin shpërndau edhe artikullin e hulumtimit të Amnesty International, ku javën e kaluar kanë treguar se Serbia po i furnizon me armë organizatat terroriste.

Postimi i plotë:

“Serbia ndër vite po përdor shitjet e armëve si një mjet të politikës së jashtme. Sot në të gjithë Afrikën dhe pjesët e tjera të botës armët serbe janë në duart e organizatave terroriste dhe diktatorëve që i përdorin ato kundër qytetarëve të pafajshëm”.