​Hoxhaj: Adelina Grainca të na kthejë mandatin, është i PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj edhe një herë ka kërkuar nga Adelina Grainca që ta kthejë mandatin e deputetes, pasi beson se i takon partisë që ai drejton.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hoxhaj ka thënë se ish-deputetja Grainca ka tradhtuar elektoratin e PDK-së, duke vepruar kundër vendimeve të partisë.

Madje ai ka kritikuar edhe Kurtin e Osmanin për kontrabandim të votave të deputetëve.

Kujtojmë se deputetja Adelina Grainca, e cila fitoi mandatin në listën e PDK-së, ditën kur u zgjodh presidentja iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.