​Hoti takim virtual me Lajçakun dhe ambasadorët e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftiminz e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas komunikatës qeveritare, ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që Kryeministri Hoti, zhvilloi dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit.