​Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnett siç ndodhi me ambasadorin zviceran

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka mirëpritur deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngritin zërin ndaj punësimeve mbi baza partiake dhe ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit.

Hoti thotë se shpreson që zyrtarët qeveritarë të mos e kërkojnë largimin e ambasadorit Kosnett nga Kosova, siç ndodhi me ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet i cili pati kritikuar qeverinë për veteranët e rrejshëm.

Reagimi i Hotit

Pershendes deklarimin e qarte te Ambasadorit Amerikan ne Prishtine per punesimet ne institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake. Shpresoj se tash ndonje nga dhjetra ministrat apo zevendesministrat nuk do te kerkoje “largimin” e tij, sic kerkuan per Ambasadorit Zviceran.