​Hoti sërish kundër Kurtit: LDK për heqjen e menjëhershme të taksës

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se të dy krahët politik, opozita dhe partneri qeverisës LVV, kanë shkuar në ekstreme të kundërta në deklarime të tyre për taksën dhe SHBA-në.

Ai ka thënë se kërkesë e LDK-së brenda Qeverisë është që taksa të hiqet menjëherë dhe të fillojnë t’i përgatisin masat e reciprocitetit dhe ato nëse është e nevojshëm të vendosen në partneritet me partnerët tanë.

Hoti ka thënë se situata është serioze, sa i përket paralajmërimeve amerikane dhe duhet të merren me shumë seriozitet “rrugë të mesme nuk ka, edhe me Amerikën edhe pa Amerikën nuk ka”.

Ai tha se LDK është garantuese e ruajtjes së partneritetet me aleatët tanë, SHBA-ne dhe BE-në.