​Hoti: Profesionistët e shëndetësisë janë heronjtë tanë

Kosova vazhdon të përballet me gjendje të rëndë të krijuar si pasojë e koronavirusit të ri.

Deri më tash në vendin tonë janë konfirmuar 4715 raste me koronavirus, prej tyre 2227 të shëruar dhe 101 të vdekur.

E kjo ka bërë që kryeministri Avdullah Hoti t’u shpreh një falënderim të veçantë profesionistëve shëndetësorë për punën dhe sakrificën e tyre gjatë kohës së pandemisë.

“Respekt për të gjithë profesionistët e shëndetësisë. Ata janë heronjtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook.