​Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit do ta kthejë Kosovën në një zonë të gjallëruar

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik me Serbinë ka krijuar një momentum të ri, ku Kosova në pesë vitet e ardhshme mund të kthehet në një zonë të gjallëruar me mijëra vende të reja të punës.

Ai pas një takimi me odat ekonomike në Kosovë tha se falë kësaj marrëveshje në Kosovë do të investohen 1 milardë dollarë

Krahas kësaj, kreu i qeverisë i bëri thirrje gjitha grupeve parlamentare të votojnë për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollar për investim. Një skemë e veçantë për mbështetje të bizneseve të vogla dhe mesme dhe projekte të ndryshme për partneritetin publiko-privat. Për pesë vite Kosovën mund të kthejmë në një zonë të gjallëruar me mijëra vende pune”, tha ai.