​Hoti: Kjo seancë e Kuvendit nuk duhet të vazhdoi më tutje

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se askush nuk guxon t’i përdorë viktimat e luftës për qëllime politike, ndërsa, orkestruesit dhe zbatuesit e këtyre zhvillimeve duhet të marrin përgjegjësin edhe politike, edhe morale, edhe ligjore.

Ai tha se në vend të pas unifikimit për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, motivet e përfitimit politik e personal e dëmtuan rënd kauzën tonë. E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veslei vraponte nëpër skutave duke dënuar krimet serbe por askush nuk i ka borxh politikanëve që janë kurthuar në korrupsion që të përdorin fatkeqësinë e popullit të Kosovës për përfitime të tyre politike.“Zoti Veseli që është shef i PAN-it dhe përgjegjës për qeverisje me bandat kriminale, me fjalimet e tij në dy ditët e fundit u mundua të relativizoi dëmin që ai, deputetja e tij dhe partia e tij i kanë bërë kauzës së mijëra veprimtarëve që kanë punuar për dy dekada për të dëshmuar krimet e regjimit serb para botës demokratike…. kjo gjendje nuk duhet të vazhdoi më tutje, Kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet nga të gjithë, jo vetëm nga opozita e LDK-ja, integriteti territorial i Kosovës duhet të respektohet pa përjashtim, para së gjithash nga presidenti.

Qeveria e Kosovës nuk guxon të bashkëpunoj me krimet dhe bandat dhe as të dakordohet me zyrtarë serb se çfarë veprime të ndërmarrë në Kosovë. Viktimat e luftës nuk guxon askush t’i përdorë për qëllime politike. Kjo seancë e Kuvendit nuk duhet të vazhdoi më tutje. Orkestruesit dhe zbatuesit e këtyre zhvillimeve duhet të marrin përgjegjësin edhe politike, edhe morale, edhe ligjore “, ka thënë ai.

Ai ka ftuar të gjitha forcat në vend për dakordim veprimet kushtetuese dhe demokratike për të ndaluar degradimin e institucioneve të Kosovës.

Këtu ka reaguar Kadri Veseli, duke thënë të gjitha grupet parlamentare i ka ftuar për koordinim para gjysëm ore, por Hoti nuk ka ardhur.“Unë po i referohem edhe kryetarëve të grupeve parlamentare që kenë prezent, iu thirra, do të thotë a është e vërtet, trego bonu burrë, më fal që të thash bëhu burrë, bëhu deputet dinjitoz”, tha ai.