​Hoti: Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen e gazetarëve

Shumë gazetarë dhe medie, me guximin dhe sakrificën e tyre, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin tonë për liri dhe pavarësi. Kështu ka deklaruar kryetari i GP të LDK-së Avdullah Hoti me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Hoti ka shprehur respektin për të gjithë gazetarët e guximshëm që promovojnë transparencën dhe llogaridhënien.

“Ne të gjithë mund dhe duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur këta gazetarë. Këtë e kemi obligim edhe si pjesë e forcimit të demokracisë në Kosovës dhe avancimit të proceseve euro-integruese”, ka theksuar Hoti në një postim në Facebook.