​Hidhet shorti për Kupën e Botës 2023, këta janë rivalët e Kosovës

Kampionati Botëror i futbollit në kategorinë e femrave do të zhvillohet në vitin 2023.

Sot në ambientet e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti ku edhe Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj.

Kosova është vendosur në Grupin F në të cilin bënë pjesë edhe Shqipëria.

Rivalët tjerë brenda këtij grupi janë: Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti deri në shtatorin e vitit 2022.