​Haziri tregon dallimet që ka me Mustafën, Osmanin dhe Veliun

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur sonte rreth raporteve të tij me Vjosa Osmanin, Agim Veliun dhe Isa Mustafën.

Ai gjatë emisionit Debat Plus në TV Dukagjini, ka thënë se nuk ka raporte të këqija me kryetaren e Kuvendit, por vetëm dallime.

Haziri ka folur se dallimet e tij me kryetarin e partisë Isa Mustafën dhe ministrin e shkarkuar Agim Veliu kanë të bëjnë vetëm sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.

Sipas tij, Vjosa Osmani me qëndrimin e saj nuk është duke e dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se kryetari i LDK-së ka qenë zgjedhja më e mirë për t’u propozuar për kryeministër, teksa ka shtuar se në katër vjetët e fundit, Isa Mustafa e ka përjashtuar emrin e tij për kryeministër tri herë me radhë.