​Haradinaj shtron iftar për BIK-un

Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shtruar iftar për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Haradinaj me këtë rast ka shprehur mirënjohjn e tij për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Sidomos gjatë kësaj krize pandemike, vlerat më kulmore të Islamit, në thelb na kujtojnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët dhe të ruajmë virtytet tona unike e të dëshmuara, të bujarisë dhe mëshirës”, ka thënë Haradinaj, duke iu dëshiruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë gjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.