​Haradinaj rendit 24 ‘‘vendimet madhore’ të qeverisjes së tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka numëruar disa nga vendimet të cilat i quan madhore, gjatë qeverisjes së tij.

Në Facebook, Haradinaj ka renditur 24 vendime të qeverisjes së koalicionit PAN, ndër të cilat ka përfshirë: Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës, taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, Ligjin për Ushtrinë, Ligjin e Pagave, statusin e Trepçës e të tjera.

Më poshtë shënimi i plotë i Haradinajt: 100% KOSOVË Të dashur qytetarë, Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.
1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit
2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe
3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK
4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes
5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë
6. Zonat ekonomike në Komuna
7. Ligji për Investime Strategjike
8. Ligji i Pagave
9. Ligji i Prishtinës
10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave
11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro
12. Kosst-i i pavarësuar
13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës
14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta
15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës
16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë
17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve
18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren
19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe
20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore
21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë
22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit
23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme
24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës RH

loading…