​Haradinaj nuk deklarohet as sot për taksën dhe tema tjera

Kryeministri i Kosovës ka refuzuar të deklarohet sa i përket asaj, se a janë ndalur presionet e ndërkombëtarëve ndaj taksës të vendosur muaj më parë ndaj mallrave serbe.

I pari i ekzekutivit, ani pse gjatë ditës së djeshme kishte premtuar se do të flas, sa i përket kësaj teme, ai para gazetarëve në Gllogjan ka thënë se ” ende nuk ka përfunduar dita”.

” Ende nuk ka përfunduar dita. Në një kohë tjetër, se nuk guxojmë t’i përziejmë temat. Mos na ngucni ju lutem”, ka thënë Haradinaj. Kështu është deklaruar shefi i Qeverisë, gjatë tubimit përkujtimor në Gllogjan, në 21 vjetorin e Epopesë së UÇS-së së Dukagjinit, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, personalitete të shumta e me qindra qytetarë.