​Haradinaj lajmërohet nga Lumbardhi: Bjeshka i bashkon njerëzit

Ai ishte së bashku me Beqir Berishën, arkitekt i Spitalit të parë Ushtarak të Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj ka bërë të ditur se me këtë rast ka nderuar Beqir Berishën me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, me motivacion për kontribut në çështje kombëtare.

Postimi i plotë:

Bjeshka i bashkon njerëzit.
Sot u bashkuam në Bjeshkën e Lumbardhit te Beqir Berisha. Ai ishte arkitekt i Spitalit të parë Ushtarak të Zonës Operative të Dukagjinit. I dedikova medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, me motivacion për kontribut në çështje kombëtare.