​Haradinaj: Kurrë nuk i kam thënë Amerikës jo, problem është Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë deklarimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje se pjesëmarrja e ambasadorit amerikan Richard Grenell në procesin e dialogut do të jetë e rrezikshme për Kosovën.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se problemi nuk qëndron tek emisari special i presidentit Donald Trump, por te kreu i Vetëvendosjes.

“Nuk ka të bëjë me Amerikën, por ka të bëjë me ne. Nuk është problemi te Grenell dhe as John Bolton, problem është Albini. Nëse nuk i beson vetes, mos shko në takim. Unë nuk i kam thënë kurrë jo Amerikës. Grenelli nuk është e rastit që është bërë ambasador në Gjermani. Është gabim të thuhet kështu. Mos të ishte Amerika, kushedi ku ishim sot”, është shprehur Haradinaj duke iu referuar deklarimeve të Kurtit, i cili diplomatin amerikan e quajti ‘kauboj’.