​Haradinaj kujton viktimat në Rezallë dhe Llovcë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën e Rezallës dhe në Llovcë të Gjilanit, ka thënë se familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në atdhe.

Ai ka shkruar në Facebook se prilli i përgjakshëm i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.

“Sot kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën 21 vite më parë në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në Atdhe. Shumë dhembje përjetuam si popull. Por, ky ishte çmimi i lartë që paguam për liri. Ne jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai.