​Haradinaj: Beteja e Pozharit i tregoi armikut vendosmërinë e UÇK-së për të luftuar deri në fitore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Beteja e Pozharit, i tregoi armikut vendosmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të vazhduar luftën deri në fitore.

“Sot përulemi para sakrificës së Heronjve Elez Geci dhe Maxhun Berisha, të cilët bashkë me shumë shokë, 21 vite më parë, shënuan një nga fitoret më të mëdha gjatë Luftës Çlirimtare. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.