​Hakimi arrin marrëveshje me PSG

Gjiganti francez ka arritur marrëveshje personale me yllin e Interit.

Mbrojtësi maroken i Interit Achraf Hakimi ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germain, raporton “Sky Sport Italia”.

Gjiganti i Ligës 1 të Francës tani ka hyrë në bisedime me krerët e Interit për të arritur marrëveshje për transferimin e Hakimit, për të cilin spekulohet që edhe Chelsea ka shprehur interesim serioz në të.

Shuma që Interi po kërkon për Hakimin është afro 80 milionë euro.