​Haki Abazi plot mllef ndaj Qeverisë Hoti: U vendosën institucionet e dhunshme

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti ka reaguar ashpër ndaj votimit pro qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haki Abazi thotë se masat dhe institucionet e dhunshme e antikushtetuese janë vendosur sot, por, sipas tij, ato janë të përkohshme.

“Ne jemi me qytetarët e qytetarët janë me ne, jemi bashkë dhe jemi më të fortë se kurrë. Ndërsa këta janë me Lista Serbe dhe qeveri e kontrabanduar ilegale e Thaçit. Demokracia nuk duron dredhje duarsh të deputetëve, as kërcënim, e as despot e as vota nga njerëz të akuzuar e të shantazhuar e me aktgjykime gjyqësore. Vetëvendosje”, ka shkruar Abazi në Facebook.