​Guardiola nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn

Tekniku i Manchester Cityt Pep Guardiola ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me klubin anglez.

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e Manchester Cityt, sipas së cilës kontrata e tanishme e Guardiolas do të skadojë në fund të këtij viti, por pas shumë negociatave krerët e “Citizens” kanë konfirmuar se tekniku spanjoll do të qëndrojë deri në vitin 2023.

“Vendimi i Guardiolas për të nënshkruar kontratën e re ishte një hap i natyrshëm drejt një evolucioni që është duke ndodhur qe shumë vite,” tha kryetari i klubit Khaldoon Mubarak.

“Ky është një produkt besimi dhe respekti që ekziston mes tij dhe të gjithë stafit në klub,” shtoi ai.

Përgjatë tetë trofeve të fituara, Guardiola ka një përqindje të fitoreve prej 73.87% në 245 ndeshje në krye të Cityt.