​Gruaja gjysmë e zhveshur bie nga tarraca gjatë marrëdhënieve intime

Një grua, e cila ra gjysmë e zhveshur nga ballkoni gjatë marrëdhënieve intime mbi çatinë e një veture, ishte më së miri e bindur se dashuria ndonjëherë dhemb vërtet.

Sipas britanikes Sun, gruaja rrëshqiti gjatë momenteve intime me partnerin e saj dhe ra direkt në çatinë e makinës së parkuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë gruan duke rënën mbi makinë dhe pastaj fillon ta fërkojë shpinën për shkak të dhimbjes.

Së shpejti partneri i saj, i cili nuk kishte veshur një bluzë, vrapoi drejt saj dhe e ndihmoi të zbriste. Ky incident u ndoq gjithashtu nga një dëshmitar i cili tha për mediat lokale tajvaneze:

“Po shkoja në shtëpi kur ndodhi. Nuk e pashë të binte, por dëgjova një zhurmë të fortë dhe ajo ishte tashmë në krye të makinës. Pastaj një burrë erdhi duke vrapuar dhe e ndihmoi atë.”

Gruaja u dërgua në spital, ku u zbulua se kishte një dëmtim të lehtë në shpinë, dhe u detyrua të qëndrojë për trajtim për disa javë.

Ajo është në gjendje stabile, por çifti duhej të paguante kompensim për makinën e fqinjit.