​Greqi: Sërish shifra të larta me COVID-19

Greqia konfirmoi 3.491 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 10 nga këto të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, në vend janë regjistruar 267 172 raste që nga fillimi i pandemisë.

EODY njoftoi gjithashtu edhe 67 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, që e çojnë totalin e tyre në 8.160.

Aktualisht, janë 755 pacientë në ventilator në spitale. Për më tepër, 561 pacientë COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit, një rritje me 17.12 për qind nga dita e mëparshme.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44-vjeç, ndërsa i viktimave është 79./Atsh