​Gjykata Kushtetuese e Austrisë shpall si jo ligjore disa masa kundër pandemisë

Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka shpallur sot vendimin e Ministrisë së Arsimit në pranverë mbi detyrimin për mbajtjen e maskave dhe futjen e klasave në turne në shkollat austriake si të pabazuar ligjërisht.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ishte në gjendje të shpjegonte bazën mbi të cilën mori vendimin mbi detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse në shkolla dhe për të futur klasa me ndërrime”, thuhet në shpjegimin e Gjykatës së Lartë Kushtetuese të Austrisë.

Ligjërisht, vendimet administrative mund të merren vetëm në bazë të ligjeve ekzistuese, gjë që nuk ishte rasti në lidhje me këtë dispozitë.

Ministria e Arsimit e justifikoi masën e saj me mbështetjen për selitë antipandemi.

“Me zhvillimin e selive kundërCOVID-19, është bërë më e lehtë për të justifikuar bazën ligjore për një vendim,” tha Ministria e Arsimit në një deklaratë, transmeton agjencia austriake e lajmeve APA.

Në maj, Ministria e Arsimit vendosi të ndajë klasat në dy ndërrime dhe futi detyrimin për të mbajtur maska në shkolla si gjatë orëve të mësimit ashtu edhe jashtë saj.

Prindërit e dy nxënësve ngritën një padi kundër këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese. Këto masa u shfuqizuan në fund të vitit shkollor 2019/2020 dhe nuk janë më në fuqi.

Partia opozitare NEOS e quajti vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese “provë e diletantizmit juridik-shtetëror” të qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz.