​Gjilani nis shpërndarjen e rrobave për njerëzit në nevojë

Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur shpërndarja e më shumë se shtatë tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë, të cilat janë donacion i “Jaha Group” dhe “Prime Home Solutions”, projekt ky që implementohet nga OJQ Achillea, me mbështetjen edhe të Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri) dhe grupin e grave shqiptare nga Suedia.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në këtë qendër, tha se është një gjest shumë i mirë i kësaj organizate, i donatorit dhe Meritës e cila ka ardhur nga Suedia për të kontribuar për familjet skamnore.

“Ne kemi 1100 familje në kartelën sociale që kanë nevojë për mbështetje të përditshme. Apeloj që familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të jenë përfitues dhe i ftoj që të vijnë këtu dhe të bëjnë zgjedhjen e rrobave, të cilat janë të reja dhe të papërdorura, port ë nxjerra nga shitja me destinimin human. Pres shumë që gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, ky gjest të replikohet edhe në forma, sasi dhe mundësi të tjera me qëllim të mbështetjes së rasteve në nevojë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri), potencoi se dhurimi i rrobave është një qëllim human për t’u ndihmuar qytetarëve me nevoja dhe se raste të tilla duhet të ketë sa më shumë në shërbim të familjeve dhe personave që nuk i kanë kushtet e mira.
SUGGESTED NEWSMgid