​Gjigantët anglez vihen pas Neymarit dhe Mbappes

Manchester City, Chelsea dhe Liverpool janë vënë pas yjeve të PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Siç raporton Le Parisien, treshja e klubeve angleze të Premier Ligës, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool janë duke ndjekur super-yjet e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sa i përket këtyre raportimeve, Neymar mund të largohej nga Parisi për një shumë rreh 150 milion paundës, ndërsa siç raportojnë mediat franceze situata është ndryshe për yllin e Francës, Kylian Mbappe.

Mbappe raportohet se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me PSG-në dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për klubet angleze për ta transferuar atë.