​Gjendet një person pa shenja jete në Lagjen e Boshnjakëve

Një person pa shenja jete është gjetur para pak minutash në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.

Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur afër pompës së benzinës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërkohë që policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash” ka thënë Tadoviq.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet.