​Gjakovarët s’pyesin për masat e Qeverisë dhe COVID-in, “llugë” në “Çarshinë e Vjetër”

Pavarësisht se masat qeveritare që ndalojnë grumbullimin e qytetarëve nëpër sheshe dhe hapësira tjera publike mbeten ende në fuqi, kjo si duket nuk po vlen për gjakovarët.

Disa fotografi të dërguara nga lexuesit pasqyrojnë një gjendje “kaotike” në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë.

Aty shihet grumbull i madh i njerëzve, duke mos pyetur fare për masat kundër pandemisë Covid-19.

Kujtojmë që masat e reja të Qeverisë kanë zgjatur për një orë lëvizjen e lirë nga ora 19:00 në 20:00.