​Genc Nuza i akordon tri penallti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Për herë të parë në histori një ndeshje e Ligës së Kampionëve është drejtuar nga gjyqtarë kosovarë.

Genc Nuza ishte arbitër kryesor i ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe skuadrës së Valur e cila përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të skuadrës nga Kroacia.

Nuza u tregua shumë autoritativ në këtë përballje dhe akordoi tri penallti brenda 90 minutave.

Dy penallti Nuza i akordoi për Dinamon e Zagrebit ku njëra u shndërrua në gol kurse tjera u humb, ndërsa penalltia tjetër ishte në të mirë të Valur që po ashtu përfundoi jashtë portës.