​Gashi: PDK-ja nuk bëhet pjesë e Qeverisë Hoti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka mohuar zërat se kjo parti do të futet në qeverinë Hoti.

Në emisioni Debat Plus, Gashi ka thënë se asnjëherë ky opsion nuk është diskutuar në organet vendimmarrëse të PDK-së.

Megjithatë ai ka pranuar se ka individ brenda kësaj partie që e mbështesin një ide të tillë.

Ai ka thënë se tani për tani PDK-ja do të vazhdojë të mbesë në opozitë, nga ku do të japë kontribut për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.