​Foto nga tërmeti shkatërrimtar në Petrinje të Kroacisë

Rrugët e Petrinjes janë plot me rrënoja, një numër i madh i ndërtesave janë dëmtuar.

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve të disponueshëm nga Zagrebi janë duke udhëtuar drejt Petrinjes, ku shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po kërkojnë në rrënoja për të mbijetuarit eventualë si pasojë e tërmetit që ndodhi pak minuta pas orës 12:00.

Deri më tash është konfirmuar për dy të vdekur, ndërsa numri i saktë i të plagosurve dhe dëmeve materiale ende nuk dihet.

Sizmologu Kreshimir Kuk deklaroi për televizionin N1 se tërmeti midis Sisak dhe Petrinja ishte 6.2 ballë sipas Rihterit dhe se energjia e lëshuar ishte rreth tridhjetë herë më e fortë se ajo në muajin mars në Zagreb.

“Intensiteti në epiqendrën e këtij tërmeti shkatërrues u vlerësua në shkallët VIII-IX të shkallës EMS. Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë. Pritet një dëmtim më i madh material,” njoftoi Shërbimi Sizmologjik në Twitter.