​Forbes: Kim Kardashian edhe zyrtarisht është miliardere

Kim Kardashian West është bërë zyrtarisht një miliardere, njoftoi revista Forbes.

Forbes publikoi sot listën vjetore të miliarderëve botërorë, dhe për herë të parë aty përfshihet Kim Kardashian, duke iu falënderuar kompanive të saja kozmetike “KKW Beauty” dhe “Skims”.

Kim nisi “KKW Beauty” në vitin 2017, dhe kompania “Koti” bleu një pjesë të 20% të linjës së saj kozmetike vitin e kaluar me një kontratë që vlerësohet të jetë me vlerë rreth një miliard dollarë. Forbes shkruan se pjesa e saj në kompani tani vlen rreth 500 milionë dollarë.

Forbes shprehet se Kim ka aksione në një numër të kompanive të tjera private, dhe megjithëse shumat e sakta nuk janë njoftuar, pretendon se është “e rëndë” më shumë se një miliard dollarë.

Kardashian ka investime të tjera, duke përfshirë prona të shumta të paluajtshme, dhe ajo gjithashtu nënshkroi një kontratë me shërbimin e transmetimit Hulu. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë se më shumë se 213 milionë njerëz e ndjekin në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që revista Forbes shkruan për familjen Kardashian. Vitin e kaluar, Kylie Jenner u emërua miliarderja më e re që bëri një fitim duke themeluar kompaninë e saj, por më vonë ata ia morën titullin.