​Fillon takimi Thaçi-Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas rënies së Qeverisë Kurti.

Në kuadër të këtyre takimeve, presidenti Thaçi ka nisur edhe takimin me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai gjatë ditës ka diskutuar përmes telefonit me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, derisa ka pritur në takime konsultativ kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus