​FFK njofton nëse Shefki Kuqi do të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës U-21

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen e saj ka mohuar zërat e fundit se Shefki Kuqi do të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll U-21.

Aty thuhet se një vendim rreth kësaj çështje do të merret vetëm pasi të bëhet një analizë e përgjithshme

Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të sqarojë opinionin lidhur me raportimet e fundit në media se Shefki Kuqi do të jetë përzgjedhës i ri i Kombëtares U21.

Deri më tash Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve kombëtare zingjirë dhe për të diskutuar rreth ndryshimeve eventuale.

Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve kombëtare dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë. Sigurisht se aty ku vlerësohet se është e nevojshme të ketë ndryshime do të ndërmerren hapat e duhur, por tash për tash nuk është zhvilluar asnjë takim me asnjë prej emrave që përmenden në media.

Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe KE i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret.