​Feyenoord zhvillon seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pas konferencës për media, gjiganti holandez Feyenoord kq zhvilluar seancën e fundit përgatitore, para ndeshjes së nesërme kundër skuadrës kosovare FC Drita.

Lojtarët e skuadrës holandeze i filluan ushtrimet me disa përgatitje të lehta, duke pasuar me disa skema të cilat trajneri Arne Slot pritet t’i zbatojë kundër Dritës.

Ndeshja mes Dritës dhe Feyenoord-it i takon raundit të dytë të UEFA Conference League, takim ky që Drita e zhvillon si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.