​Fatmir Limaj: Albini ka me ia marrë PDK-së, Hashimin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, për vardisje ndaj presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa ka kërkuar nga Kurti t’u kërkojë falje të rinjve që ka nxjerr në rrugë kundër flamurit “lara-lara” e Pakos së Ahtisarit.

Limaj po ashtu ka komentuar vendimet e sotme të Qeverisë Kurti, ku sipas tij, kjo qeveri sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit.

Limaj në RTK, ka thotë se qeveria aktuale nuk ka pasur plan të fuzionimit të ministrive, duke shtuar se do të ketë kaos administrativ. “Ministria e Punës është shpërnda në disa ministri dhe qytetarët kur të kenë nevoje do të shkojnë në disa zyre dhe nuk mund t’i kryejnë punët e tyre. Kjo çështje do të duhej të rregullohej me ligj. Vendimet janë në kundërshtim me ligjin. Qeveria sot e ka shkelur ligjin”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se nuk mund ta paragjykojë qeverisjen e Albin Kurtit, por mund të flasë për kauzat me të cilat ka ardhur Kurti në pushtet, dhe ka pohuar se Albini duhet të dal të kërkojë falje për Albinin e mëparshëm.

“Ndryshimin nuk mund të ia mohosh askujt, por duhet me mirëprit. Mirëpo, kur ju bëni një transformim të tillë, së paku duhet t’u kërkoni falje njerëzve që i ka nxjerrë në rrugë për flamurin ‘lara-lara’. Deri vjet të njëjtit deputetë nuk e kanë respektuar himnin dhe flamurit. Ndryshimi do të duhej me ndodhë në opozitë. Është hipokrizi sjellja e tyre. Flamurin dhe shtetin nuk mund ta duash vetëm kur je në pushtet. Albini deri sot ka mohuar çdo gjë që është bërë në këtë vend. Refuzim, asnjë forme të bashkëpunimit. Kjo që po bën Albini sot është vardisje, pas Hashimit dhe Kadrisë. Albini ka me ia marrë PDK-së, Hashimin. Kurti do t’i shkojë prapa presidentit, sepse kështu është përcaktuar me Kushtetutë. Ramushit i thoshte kryeministër me qira. Haradinaj s’ka qenë kryeministër me qira. Tash në mund t’i themi se a je kryeministër me qira i LDK-së, Listës Serbe dhe minoriteteve”, ka theksuar Limaj dhe ka shtuar se Kurti është votuar vetëm nga një e katërta e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka pohuar se Kurti deri dje i Kadri Veselit kurrë nuk ia ka përmend emrin, i ka thënë vetëm “kriminel”, ndërsa në ditën e parë të zgjedhjes për kryeministër i tha “Zoti Veseli, unë ta zgjati dorën”.

Ai po ashtu ka deklaruar se ardhja në pushtet e Kurtit është zhvilluar përmes dy kauzave. E para ka qenë ajo nacionale, të cilën e ka shfrytëzuar deri në momentin kur e ka parë që nuk i ec më dhe pastaj ka filluar me atë sociale.

Ai po ashtu ka pohuar se nuk mund të flet për reciprocitetin, pasi ende nuk ka parë qëndrimin kryeministrit. “Çka është reciprociteti ekonomik, tregtar dhe politik u në e di, por dua të shi se si e prezanton atë kryeministri. Sepse për taksën një qeveri ka ra. Haradinaj e ka mbrojtur qëndrimin e tij për taksën”.

Limaj ka pohuar për Kurtin se është kryeministri i vendit, të cilin nuk do ta quajë kurrë kryeministër me qira.

I pyetur se çfarë përgjigje do të jep Kurti ndaj kërkesës amerikane, Limaj ka pohuar se kompromiset që do t’i bëjë Kurti “trurin kanë me ta luajtur”.