​Falsifikojnë vërtetimin për lëvizje gjatë ‘orës policore’- dy të arrestuar

Policia në Pejë, gjatë një kontrolli në rrugën ‘Bekim Berisha – Abeja’, kanë ndaluar një të dyshuar B.O.(1964), i cili zyrtarëve policorë i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, ku sipas atij vërtetimi, të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë.

Policia me dyshimin se vërtetimi nuk është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është iniciuar rasti ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njësiti i hetimeve ka gjetur se B.O. së bashku me të dyshuarin V.U. (1981) në marrëveshje kanë bërë një vërtetim jo valid për lëvizje të lirë, me çka edhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘legalizimi i përmbajtjes së rremë’.

Dy të dyshuarit janë arres tuar dhe me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që rasti do të procedohet në prokurorinë përkatëse.