​Ekzekutohen pagesat për rreth 310 mijë përfitues, MFT-ja apel për shmangie të tubimeve

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesën e te gjitha skemave pensionale dhe sociale për mbi 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës se rregullt, për shkak te situatës se pandemisë dhe në respekt të festës zyrtare të Bajramit të Madh.

Njoftimi i plotë:

Prandaj, luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore:

– TE SHFRYTËZONI MAKINAT AUTOMATIKE PËR TËRHEQJE (bankomate) dhe te mos bëjnë tërheqje te menjëhershme, pasi qe mund te krijojnë radhe te panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.

– TËRHEQJA E MJETEVE TË BËHET NË VIJIMËSI dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, ne mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’, apo

– TË PËRDORNI PAGESA ME KARTELE BANKARE pa kosto shtese (jo tërheqje te parasë se gatshme)

Me këtë rast ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, degët bankare janë te furnizuara mirë me para të gatshme si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta.