​Ekonomistët alarmohen për inflacionin në Evropën Qendrore dhe Lindore

Normat dyshifrore të inflacionit në Evropën Qendrore dhe Lindore po zbehin perspektivat e rritjes ekonomike në rajon, paralajmëruan sot ekonomistët e Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW).

“Nëse nafta dhe gazi duhet të racionalizohen në dimër, Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore mund të shkojnë drejt recesionit”, thuhet në raport.

Çmimet po rriten me 11% mesatarisht në vitin 2022 në të gjitha vendet anëtare të BE-së, sipas raportit. Për më tepër, raporti shpreh shqetësimin se nuk janë vetëm ushqimet dhe energjia që po shtrenjtohen.

Sipas ekonomistit kryesor të WIIW, Mario Holzner, besimi i konsumatorëve në situatën ekonomike është ulur edhe më shumë se ai i bizneseve.

“Arsyeja, është se inflacioni po gërryen fuqinë blerëse”, shtoi ai./DPA