​Edhe tre të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, shkon në 82 numri i përgjithshëm

Vetëm gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

“Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 07 korrik 2020, janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.