​E rrallë, kjo është arsyeja pse drejtuesit e Tottenhamit refuzuan ta angazhonin Conten si trajner

Ish-trajneri i Interit Antonio Conte ishte shumë afër që të angazhohet si trajner i skuadrës angleze Tottenham Hotspur.

Negociata ndërmjet palëve kishin avancuar shumë, por papritur gjithçka u blloku dhe operacioni dështoi.

Po cilat ishin arsyet pse një marrëveshje ndërmjet palëve nuk u arrit?

Sipas “The Athletic”, disa lojtarë të Tottenhamit ishin të tmerruar nga metodat e trajnimit ekstrem dhe sfidues të Contes pasi dëgjuan nga miqtë e tyre që punuan me teknikun italian.

Presidenti i Tottenhamit Levy gjithashtu refuzoi kërkesat e Contes për investime të mëdha në tregun e transferimeve, të cilat u konsideruan si joreale në klimën aktuale.

“Daniel ndjeu që kërkesat e tij për buxhet ishin jo vetëm joreale, por edhe potencialisht të dëmshme për të ardhmen tonë,” i tha një burim i afër i “Spurssave” gazetës “The Sun”.

“Daniel dëshiron që ne të jemi më të suksesshëm se kushdo, por jo në kurriz të vetë klubit.”

“Ai e di që çdo menaxher i ri do të ketë nevojë për para për të përmirësuar ekipin dhe ai është i sigurt që t’i sigurojë ato. Por duhet të ketë një ekuilibër dhe ai nuk mund të largohet nga klubi në një situatë të rrezikshme”.

Ky citat është shumë i ngjashëm me atë të presidentit të Interit, Steven Zhang kur shpjegoi pse Conte u desh të largohej.

“Ajo që nuk ishte themelore për të ishte për shoqërinë. Dhe anasjelltas. Conte është një trajner i shkëlqyeshëm, por si president duhet të mendoj për soliditetin e këtij klubi. “, shtoi Zhang.